ShowBizzz

“I drejti zhytet, por nuk mbytet”, Françeska i bashkon Heidit tri vajza në nominim

Françeska është banorja e “BBV” e cila është vendosur mbrëmë përballë zgjedhjes së vështirë për të hapur Kutinë e Pandorës.

Si “bekim”, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë për të folur me bashkëshortin, i cili i dha mbështetje për rrugëtimin e saj.

Ana “e keqe” ka qenë nominimi, shkruan tch.

Françeska ka pasur mundësinë për të çuar në televotim së bashku me Heidin 3 banorë të tjerë, ndërsa mes së cilëve mund të fuste edhe veten.

Me një vetëbesim të theksuar, Françeska zgjodhi të çonte në nominim Erjolën, Rozën dhe veten, duke shuar se: “I drejti zhytet, por nuk mbytet”.



ks