LifeStyle

I duhet patjetër stinës, si ta stiloni një fund xhins në vjeshtë

Duket sikur ishte dje (në të vërtetë vetëm disa muaj më parë), kur të gjithë nisën të përqafonin trendin e fundeve të gjatë xhins. Mbase ju ende nuk e keni një të tillë, por pse të mos guxoni pak më shumë këtë vjeshtë – koha ideale për t’u kombinuar me gjithçka.

Jo vetëm që është veshje që qëndron gjithmonë në modë, por gjithashtu fundi xhins mbetet një zgjedhje klasike dhe shumë e lehtë për t’u kombinuar.

Nëse ju pëlqejnë variantet midi, maxi apo edhe të tjera, shikoni këto kombinime që propozohen nga ikonat e modës. Vjeshtës nuk duhet t’i mungojë një fund xhins, cilido qoftë modeli që keni zgjedhur. Ka shumë pak rregulla kur bëhet fjalë për stilimin e një fundi xhins, por mbajtja e disa mënyrave në mendje mund të ndihmojë në përmirësimin e zgjedhjes së veshjeve.