ShowBizzz

“ I ftuar special”- Françeska Murati ndan pamjet e ëmbla me…

Ish-banorja e Big-Brother Vip3, Françeska Murati, ndan fotot e embla me djalin e saj, Charlien.

Pas daljes nga shtëpia e BBV Françeska u bë pjesë e jurisë në emisionin “She’s On Top” i cili shënoi mbylljen e këtij edicioni mbrëmjen e djeshme. Ajo çfarë ra në sy këtë mbrëmje ishin postimet në InstaStory nga modelja me djalin e saj, në prapaskenat e emisionit.

Në postim ajo shkruante:“ I ftuar special, Charlie ke puna mamit”.

Kujtojmë se Françeska Murati është modelja që u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Bukuroshja me origjinë shqiptaro-kosovare mban kurorën e më të bukurës në Londër. Ajo fitoi konkursin dhe rrëmbeu çmimin “Miss London 2023”. Françeska nënë e një djali dhe bashkëshortja e Ergys Muratit, nuk ndan shumë në media rreth jetës personale dhe shumë pak dimë për familjen e saj.