Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Nita Latifi, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u vendos përballë disa pyetjeve ngacmuese të moderatores.
Kjo e fundit nuk la pa e ngacmuar në lidhje me raportin me gazetarin, Bled Mane, me të cilin Nita ka patur disa përplasje, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP2”.
E pyetur nëse i ka kërkuar Edi Manushit që të heqë nga puna Manen, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u përgjigj se ‘nuk ia do kaq shumë të keqen’.
Ndërkohë, Manushi ndërhyri duke e pyetur se nëse Mane vjen në studio me 1000 karafila, a do të ndryshonte situata mes tyre? Këngëtarja u shpreh se ‘karafili ka vlerë kur ke raporte të mira me dikë, e jo për të rregulluar raportet’.
Pjesë nga intervista:
Alesia: A është e vërtetë që Bledi Manes jo vetëm që nuk i flet më me gojë por i ke thënë edhe Manushit që t’a heqë nga puna?
Nita: “Nëse fjala ime kishte pas aq shumë fuqi do i kisha thënë, por nuk i kam thënë”.
Alesia: Thuaja tani live.
Nita: “Manush”.
Manushi: Për kë, për Bled Mane? Mos thuaj kështu se kam përshtypjen se ai është prapa kuintave dhe do të vijë me 1000 karafila për ty. E di ti sa i duhet të punojë Bled Manes për të marrë 1000 karafila apo jo?
Nita: “Nuk e di”.
Manushi: Do ndryshonte situata jote nëse do të vinte me 1000 karafila për ty, në raport me Bledin?
Nita: “Karafili ka vlerë kur ke raporte të mira me dike, e jo për të rregulluar raportet”.
Alesia: Tani përveçse ia the live, kështu veçmas nuk i ke thënë për t’a hequr nga puna.
Nita: “Jo, ishte një shaka. Nuk ja dua kaq shumë të keqen”.