ShowBizzz

“I ka lexuar mesazhet me një tjetër”- Kriza mes Dileta Leota dhe Karius! Gazetari zbulon detajet

Martesa e prezantueses italiane Dileta Leota me portierin Loris Karius, mund të jetë që tani pranë fundit, ndonëse ata kanë vetëm një vit që janë të martuar dhe pak kohë më parë u bënë prindër të vogëlushes Aria.

Sipas gazetarit të njohur të lajmeve gossip në Itali, Gabriele Parpilja, çifti aktualisht po kalon disa ditë pushime në Majemi, ku Dileta Leota mori pjesë në ceremoninë e Botërorit të Klubeve, si një mënyrë për të gjetur edhe një herë dashurinë mes tyre pas një situate turbulluese.

“Në Milano flitet prej kohësh për një krizë mes tyre, por askush nuk kishte shpjeguar arsyen. Por një burim pranë çiftit, ka zbuluar për ne se Dileta u ka treguar shoqeve të ngushta se Karius ka zbuluar mesazhet që ajo ka shkëmbyer me një personazh shumë të diskutuar. Dhe pasi ka zbuluar flirtimin, i ka kërkuar gruas një periudhë pauze për të reflektuar mbi raportin e tyre.

Në këtë pikë, Dileta ka bërë hapa mbrapa, pasi ka besuar te vlerat e familjes dhe sidomos te ajo që ka ndërtuar me partnerin aktual. Ndaj duke përfituar nga ceremonia në Majemi, i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër në Majemi bashkë me partnerin. Ne i kemi gjetur në buzë të detit dhe duket se mes tyre është kthyer qetësia, të paktën për momentin…”, shkruante Parpilja në postimin që shoqërohej me foton i shfaqte të dy në plazh në Majemi.