Në SHBA kanë pasur spekulimet mbi mënyrën se si ish-presidenti Donald Trump i humbi kilogramët.
Disa kanë pyetur veten nëse Trump mund të ketë përdorur Ozempic ose një ilaç tjetër për humbje peshe.
Por një burim i ka thënë ‘Page Six’ se pas ndryshimit të ish-presidentit qëndron gruaja e tij Melania Trump. Trump dyshohet se ka rënë të paktën 14 kg. Ndërkaq, burimet thonë se:
“Trump nuk është parë duke ngrënë më akullore apo tortë me çokollatë me dy lugë akullore vanilje mbi të dhe kjo falë këshillave të Melania-s”.
Në nëntor, mjeku i tij personal, Dr.Bruce Aronwald shkroi:
“Kam kënaqësinë të raportoj se shëndeti i përgjithshëm i Presidentit Trump është i shkëlqyer. Trump ka ulur peshën e tij përmes një diete të përmirësuar dhe aktivitetit të vazhdueshëm fizik të përditshëm, duke mbajtur një orar rigoroz.
Në gusht, pesha e Trump thuhet se ishte 97.5 kg kur ai iu dorëzua autoriteteve për akuzat në lidhje me përpjekjet e tij të supozuara për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Georgia. Disa burime të tjera kanë pohuar se Trump po merr ilaçe për humbje peshe si Ozempic ose Wegovy. Një burim tjetër tha për Trump se ai bën shumë sport.”
lokimagazine