ShowBizzz

“I kam kthyer nderin Benetit”, Luiz Ejlli ka tri kërkesa për Becin që duhet të bëjë për Shkodrën

Në podcastin të tij të radhës, “Flasim” këtë shtunë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë me fituesin e zgjedhjeve në bashkinë Shkodër, Benet Beci dhe këngëtarin Luiz Ejlli.

Në qendër të bisedës ishte sa ka ndikuar Luiz Ejlli në fitoren e thellë të Becit në Shkodër pas shumë vitesh që Shkodra drejtohej nga e djathta.

Ejlli tha se personalisht ka bërë detyrën si qytetar duke hedhur votën, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj Becit ishte për të treguar mirënjohjen ndaj njeriut që iu gjend në një moment të vështirë.

TS Poll - Loading poll ...

“Nuk e kam bërë as për njerëzit, as për kërrkënd, e kam bërë të treguar mirënjohjen ndaj tij”, tha Ejlli.

“Nuk ka fituar prej teje”, u përgjigj Rama.

“Po të më kishte përballë do flisnim ndryshe”,  tha Ejlli.

“Benetin po e po, por edhe mua po të më kishe dalë përballë do ishte rrezik”, u përgjigj kryeministri.

I pyetur se çfarë pret nga Benet Beci për Shkodrën, Ejlli u përgjigj:

“3 gjëra kërkoj; pastrimin e qytetit nga plehra që mbushin qytetin dhe digjen, lagjet e vjetra janë pa rrugë të shtruara dhe Shirokën, Bunën thellimin e saj. Jam i bindur që Beneti i bën, duke e ditur se çfarë mund të bëjë”.