Imagjinoni të jeni në qendër të qytetit, duke parë një nga tabelat e shumta dhe të lexosh: “Për të dashurin tim mashtrues, Daniel Patel. I pashë mesazhet. Shtatë vite e gjysmë të humbura. Shijoje “punën” tënde, o imoral i poshtër! Sara.”
Sido që të ishte moti në atë moment, një ndjenjë e të ftohtit do të pushtonte këdo në rrugë. Ju do të thoni: në rregull, por çfarë doni të na thoni? Duam t’ju themi se kjo është ajo që ka ndodhur realisht ditët e fundit në Londër. Në fakt, një vajzë i ka lënë një mesazh në një billboard të dashurit të saj, pasi zbuloi tradhtinë e tij.
7 vite e gjysmë lidhje të hedhura, me një fund tragjik, po ta shikoni me vëmendje. Lajmi i raportuar nga tabloidi britanik “DailyStar”, pason videon e publikuar nga kompania që menaxhon këto reklama e quajtur “Vanvertise”, e cila ndodhet në Londër me një furgon që i tregon ato në një LED të madh. Ditët e fundit në profilet e tyre sociale është shfaqur video e mesazhit jo shumë të ëmbël Sarës.
Në sektorin e komenteve nën postim reagimet ishin të ndryshme “Sa kushton diçka e tillë? Pyes për një shoqe”, thotë një vajzë. “Dreqin Daniel”, qortojnë të tjerët. Por ka edhe nga ata që e mbështesin vajzën dhe kërkojnë që historia të vazhdojë.
Megjithatë, dilema e përjetshme mbetet nëse “larja e hesapeve” duhet të bëhet në publik apo privat? Diskutime të shumta janë ngritur lidhur me “këngët e famshme të hakmarrjes” të Shakirës apo Miley Cyrus.
Kjo është arsyeja pse ne donim t’ju pyesnim: a do të kishit vepruar si Sara për të lënë të dashurin tuaj “tradhtar” apo jo? Na tregoni se çfarë mendoni në komente!