ShowBizzz

I mbushur me ari, Edi ka një porosi për nënën: Ke bërë djalë dukat

Eduard Kuçi në fillim të këtij Prime pati një përshëndetje për nënën e tij pasi ndodhet në Big Brother VIP Kosova 4.

I mbushur me ari, ai tha se nëna e tij ka bërë një djalë dukat.

“Desha me përshëndet nënën time,me i thanë që ka bo djalë dukat”, u shpreh banori.

I njëjti po vazhdon të jetë i pëlqyer në shtëpi, ndonëse për të është hera e dytë që po e përjeton si eksperiencë.

Edi vlen të ceket se ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar, ku fitues u shpall Drilon Rama.

Ai tani po bën një lojë krejtësisht tjetër siç ka shfaqur në formatin e vitit të kaluar.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë se si do të ecë e gjithë kjo në vazhdim.