Lajme

I nguli thikën 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, autore një vajzë 21-vjeçare

Një 68-vjeçar me inicialet Z. P., është plagosur me thikë në zonë e Vaut të Dejes dhe mësohet se momentalisht ndodhet në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim.

Rrethanat dhe motivi i ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas policisë mësohet se autorja është një vajzë 21-vjeçare.

Kjo e fundit është kapur dhe po shoqërohet në komisariatin e Vaut të Dejës për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti,” thuhet në njoftimin e policisë.