Edhe pse marrëdhënia e tyre u duk e mire ne fillim, Ilnisa Agolli dhe Erjola Doçi janë përplasur ashpër së fundi, e kjo kulmoi me një sherr fizik pas një incidenti të vogël në kuzhinë. Gazetarja, në atë që duket të jetë një çast irritimi, e ka shtyrë tiganin e nxehtë drejt Erjolës, duke bërë që kjo e fundit të reagojë menjëherë me mbrojtje. Përballja mes tyre u acarua kur Ilnisa i përmendi moderatores prinderit e vdekur, duke aluduar tek mungesa e edukatës familjare.
“Kështu të kanë edukuar”, i hodhi gazetarja, duke e lënë moderatoren të revoltuar dhe duke i shkaktuar reagimin e fortë, “ndyrësirë, femër e pështirë”. Banorë të tjerë si Romeo Veshaj tentuan të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Përplasja u shoqërua me një shkëmbim të ashpër replikash mes dy protagonisteve, të cilat nuk hezituan të përdorin fjalë të rënda.
Erjola me zë të lartë u shpreh në mbrojtje të vetes, “Avash se më shtyve tiganin e nxehtë! Deshe me më djeg o skizofrene,” ndërsa Ilnisa iu kundërpërgjigj duke e quajtur hipokrite dhe mashtruesen më të madhe në shtëpi. Mes tensioneve te shtuara, Ilnisa e provokon Erjolën përmes referimit tek familja e saj, duke e bërë këtë të fundit të kërcënojë largimin e saj nga shtëpia. “Të më përmendësh babain dhe nënën që si kam, nuk ta lejoj,” u shpreh ashpër Erjola, “Po nuk bie në nivelin tënd.” Ndërhyrja e Romeos parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
bal