Mbrëmë në Tetovë, policia ka qëlluar për vdekje një person, i cili ishte i dyshuar për një vrasje të ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe ishte në kërkim nga policia.
Vrasja e tij ka ardhur pasi forcat policore kanë shkuar që ta arrestojnë, ndërkaq i dyshuari ka rezistuar duke shtënë në drejtim të tyre, raportojnë mediet në Maqedoninë e Veriut.
“Më 23.08.2024 rreth orës 22:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, pas informacioneve të marra se L.M (41) nga fshati Gajre e Tetovës, i cili dyshohet për vrasje që ka ndodhur më 05.07.2024 dhe ka qenë i kërkuar për arrati nga spitali psikiatrik i Bardovcës, ndodhet në fshatin Gajre, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitet për privimin e tij nga liria. Pas neutralizimit të L.M, është kërkuar ndihmë mjekësore dhe po ashtu është njoftuar prokurori publik. Te L.M është gjetur pistoletë dhe plumba. L.M humbi jetën rreth orës 22:50, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë”, thonë nga policia.
ks