Lajme

I riu me “Fiat” tenton t’i shpëtojë Policisë, hedh armën nga xhami dhe shton gazin

efundit

Një 38 vjeçar me banim në Vlorë është arrestuar nga Shërbimet e Policisë, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje në qytet. Sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, shtetasi E.K ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur pistoletën nga automjeti.

Disa minuta më pas, i riu me “Fiat Punto” është arritur të ndalohet dhe arma e zjarrit që ai hedhur nga mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia.

 

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës.