Një aksident i rëndë është shënuar dy ditë më parë në Itali, ku humbi jetën i riu shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se ndërroi jetë në aksident Darjo Duka 30-vjeç, i cili është edhe kushëriri i moderatores, Kiara Tito.
Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se i riu kishte shkuar nga Shqipëria në Itali së bashku me motrën, për të festuar ditëlindjen e kushërirës, me të cilën kishin një lidhje shumë të ngushtë.
30-vjeçari humbi jetën në zonën e Pordenones, pasi një përplasje “kokë më kokë” me një mjet tjetër. Darjo humbi jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej në makinë me të ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Darjos ju pre jeta në mes, teksa kishte vetëm 9 ditë që kishte kurorëzuar dashurinë me Irisën, me të cilën kishte 6 vite i lidhur.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb