ShowBizzz

I shesin duhan të miturve? Ashpërsohet Kodi Penal: Deri në 8 vjet burg!

Për personat që u ofrojnë apo tregtojnë produkte të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç janë ashpërsuar masat e Kodit Penal.

I shesin duhan të miturve? Ashpërsohet Kodi Penal: Deri në 8 vjet

Në propozimet e ndryshimeve për ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit propozohet nga 100 mijë Lekë gjobë deri në 8 vite burg.

“Kur si pasojë e kryerjes së veprës penale për tregtimin, shitjen apo ofrimin të produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç, ka ardhur dëmtimi i rëndë i shëndetit të të miturit, dënimi është nga 4 deri në 8 vjet burgim. Ndërsa në rastin kur është shkaktuar vdekja e të miturit, dënimi është nga 8 deri në 16 vjet burgim”, thuhet në propozimet e bëra.

I shesin duhan të miturve? Ashpërsohet Kodi Penal: Deri në 8 vjet

Shqipëria qëndron në nivele të larta të duhanpirjes në grupmoshën 13-15 vjeç, duke arritur në 9.3%, nga 5.1% që është në nivel global. Referuar raportit të fundit mbi konsumin e duhanit në nivel global, 1 në 5 të rritur është duhanpirës.



bal