Kanë dalë pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit, bosi i trafikut të drogës, dhe i shpallur në kërkim nga Shqipëria si porositësi dhe vrasësi i Jan Prengës.
Pamjet e arrestimit i ka ndarë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Në video shihet teksa dhjetra policisë mësyjnë në vilën luksoze ku qëndronte Rexhepi, i cili i ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Policia turke ka shtrirë për tokë Rexhepin, të cilit i është gjetur në kasafortë mijëra euro, armë zjarri, ora luksoze dhe disa bizhuteri.
Dritan Rexhepi, njihet si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Rexhepi nuk është i shpallur në kërkim vetëm nga Shqipëria. Gjithashtu opër të ka urdhër arresti ndërkombëtar nga Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikim droge.
Rexhepi akuzohet për disa vepra penale, konkretisht: vrasje me dashje, trafikim droge, rrëmbim/privim të Liri, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armë dhe municion.
Rexhepi akuzohet se është personi që porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar 2020 në Kamëz dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë të tijën. Gjatë gjyqit u publikuan pamjet e një resorti në zonën e Shijakut ku Jan Prenga u torturua për vdekje, ndërsa trupi i tij edhe sot pas tre vitesh nuk dihet se ku ndodhet. Shkak dyshohet se u bë vjedhja e një sasie të madhe droge nga vëllai i tij në Angli, e cila i përkiste Dritan Rexhepit.