Lajme

I shoqi dhe i ati në “rrjetën” e SPAK, Argita Malltezi: Manipulime skandaloze

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka analizuar sërish dosjen e SPAK në ngarkim të bashkëshortit tw saj, Jamarbwr Malltezi dhe babait të saj lidhur me çështjen “Partizani”.

Ajo u shpreh e shqetësuar për shkeljet që janë bërë lidhur me çështjen “Partizani”, teksa e cilësoi si të paligjshëm vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të atin. Sipas saj duke cituar dhe ligjin kjo masë sigurie bëhet automatikisht e paligjshme në momentin që nuk janë dëgjuar argumentet e palës tjetër.

Për emisionin “Çim Peka Live”, Malltezi tha se kjo dosje përmban dokumenta të manipuluara në mënyrë “skandaloze”.

Malltezi: Absolutisht asnjë paragjykim për hetimin. Hetimi ka vazhduar për tre vite edhe pse ka qenë pa emra ka qenë i targetuar të cilët fokusohen në të gjithë pjesëtarët e zgjeruar të familjes së Berishës. Në çdo aspekt të veprimtarisë së tyre. Dalin emrat e fëmijëve, por nuk më shqetëson kjo, ajo që është shqetësuese është shkelja e ligjeve për të abuzuar me hetimin.  Nuk vihet në masë sigurie një njeri që nuk është pyetur asnjëherë. E bën automatikisht të pavlefshëm vendimi për masën e sigruisë është i pavlefshëm nëse nuk kedëgjuar argumentet e palës tjetër.

Peka: Malltezi dhe Berisha janë vendosur në masë pa u pyetur?

Malltezi: Po dhe kjo është vetëm një anë. Nuk mund ta vesh në masë sigurie në fazë hetimi, përveç kur ke një kusht flagrance apo të dhëna se do ikë. Po prap duhet ta kesh pyetur. Por kryesorja është se kjo dosja që ka prodhuar shumë më tepër se çkanë dalë në media herën e parë ka provuar nëpërmjet dokumentave të SPAK që ka manipulime fantastike, nëse nuk do të kishte një sens pozitiv fjala, por janë skandaloze në fakt. Kjo është një gjë e papranueshme. Duhet të jetë e papranueshme për secilin. Kur them që shpejt do i trokasë secilit në derë dhe se kush duhet të ketë kujdes nuk e them kot, pop o të më kishte treguar një njeri këto gjëra që kanë ndodhur në këto ccështje smund të them që sdo i kisha besuar, po do thoja siç ka të çmendur që dalin me thikë në rrugë rastis një gjykatës që ështëi  cmendur dhe bën këto. Në atë 1 muaj që ka ndenjtur në burg Malltezi, nëse Malltezi ka ndenjtur 20 ditë pa vendim gjyqësor atje kishte tufa që rrinin në burg pa vendim gjyqsore, ishin dënuar me 60 ditë paraburgim, kishin brenda 48 orëve që të apelonin, ata e kanë marrë vendimin në ditën e 73.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo