ShowBizzz

I tha se e ka të atin në reanimacion, Luizi bën gjestin e papritur për ndjekësen

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka krijuar një lidhje të ngushtë me fansat e tij, mbështetja e të cilëve i ndryshoi jetën.

Këngëtari ka postuar shpesh video për ta, ku i falenderon për gjithë përkrahjen, mesazhet dhe dashurinë që i falin çdo ditë.

Madje së fundmi Luizi ka bërë një gjest shumë të bukur për një prej tyre.

TS Poll - Loading poll ...

Në një prej komenteve në postimin e Luizit, një nga fanset i ka kërkuar këngëtarit një video përshëndetëse për të atin, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po ashtu ishte fans i tij.

“Përshëndetje, Babai im 52 vjec vuan nga një sëmundje që në 2017 që nuk ka sherim .E ka ndjekur Big Brother nga e para deri ne fund vetëm për ty. Ka punuar 27 vjet në policinë e Lushnjës edhe në datën 20 të këtij muaji nuk u ndje mirë .Aktualisht është në rianimazione në Itali. Kam shumë shumë dëshirë që ti dërgoje një video 10 sec ku ta përshendesësh. E ka emrin Altin. Unë shpresoj qe ta lexosh mesazhin”- ishte komenti i ndjekëses.

Ndërsa Luizi iu përgjigj duke e vënë në dijeni se ja kishte dërguar videon në biseda private.