Cheryl Cole nuk është takuar publikisht me askënd që nga ndarja nga Liam Payne gjashtë vjet më parë – pasi rrefeu se ylli i One Direction ishte i vetmi mashkull që nuk e tradhetoi kurre.
Liam gjeti vdekjen pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë të mërkurën në moshën 31-vjeçare, duke lënë pas djalin e tij shtatëvjeçar Bear, të cilin e ndante me yllin e Girls Aloud, 41 vjeçe. Në një intervistë të sinqertë të daj për mediat britanike, Cheryl u shpreh se Liam ishte ” i vetmi mashkull që i kishte qëndruar ndonjëherë besnik”.
Ylli i popit rrëfeu se ishte zhgënjyer nga çdo burrë i rëndësishëm në jetën e saj, duke përfshirë babain, vëllain dhe ish-bashkëshortët, dhe kjo ia ka zbehur interesin për një lidhje të re. Duke theksuar se tani të gjithë vëmendjen ia ka kushtuar të birit, pohoi se do të ishte e lumtur edhe po mbetet përgjithmonë beqare.
Që nga lidhja e saj me Liam – e cila filloi në fillim të vitit 2016, kur ai ishte 22 vjeç e ajo 32 dhe përfundoi në korrik 2018 – Cheryl nuk është takuar publikisht me askënd.
bal