Lajme

I vihet zjarri furgonit të një firme uji në Vlorë, dëmtohen edhe disa mjete të tjera

Një furgon është përfshirë nga flakët pas mesnate në lagjen “’29 Nëntori”, në Vlorë.

Zjarri ka rënë rreth orës 01.00 dhe dyshohet se furgonit të një firme uji i është vënë flaka qëllimisht. Furgoni është shkrumbuar plotësisht, ndërsa flakët kanë dëmtuar dhe disa makina që ishin të parkuara panë këtij mjetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj zjarrvënie, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike rreth objekteve, për të zbuluar se kush është autori/ët e përfshirë.