Lajme

I vuri zjarrin lokalit, kushëriri Noizyt nuk pendohet: Për herë të tretë do ta djeg inshallah (Video)

Reperit të njohur Noizy, për herë të dytë i është djegur një nga lokalet që ka në pronësi në Durrës.

Më herët policia njoftoi se personi që i ka djegur dy herë lokalet Noizyt dhe i ka vënë zjarrin dhe banesës së nënës së reperit është Eraldo Musteqja 26 vjeç, kushëri i Noizyt.

Noizy më herët ndau një foto në kushëririt dhe tha se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se tani është bërë besimtar ekstremist. Autori, sipas Noizyt beson se në lokal nuk duhet të shitet alkool dhe se muzika është haram.

Mirëpo duket se autori nuk është penduar për veprën e tij, pasi Noizy ka ndarë një video ku dëgjohet Eraldo duke thënë “për herë të tretë do ta djegi inshallah”.