ShowBizzz

“Ia shkatërrova karrierën”- Deklarata e bujshme e Sara Gjordenit, ç’po ndodh me marrëdhënien e ish-Missit dhe Bardhit! Jeta e re në Tiranë dhe planet e reperit pa menaxherin e tij

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë një ndër çiftet që u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ndërsa e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga ky “reality show”.

Të shumta ishin aludimet e publikut se këngëtari po vuan shumë nga ish-misi, pasi sipas tyre kjo e fundit i “prishi” marrëdhëniet edhe me menaxherin e tij, i cili ishte “kundër” lidhjes së tyre. Së fundmi, përmes një postimi në “InstaStory” ka treguar se sa shumë “vuan” partneri i saj, duke ironizuar komentet e njerëzve.

“Shkëputur nga episodet e vuajtjeve të Bardhit ‘të shkretë’ që në mëngjes”, ka shkruar Sara karahas një fotoje, duke i gatuar mëngjesin këngëtarit. “Ia shkatërrova karrierën”, vazhdoi ajo ku tregoi se i kishte bërë dhuratë një libër Bardhit.

Modelja përmes këtyre postimeve ka treguar se dyshja po shijojnë pushimet së bashku në Kuçovë, ndërsa janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Aktualisht, dyshja është duke kaluar më shumë kohë në Shqipëri, duke shijuar pak kohë me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, duket se Bardhi ka vendosur që të marrë pak kohë pushim, duke preferuar të pushojë në krahë të partneres së re.

Por, teksa disa data i ka bosh nga koncertet, reperi duket se po përgatitet për një klip të ri që do ta sjellë së shpejti.

E ndërkohë që karriera për të do të rinisë së shpejti, ai ka preferuar që të kalojë kohë mes Tiranës dhe Kuçovës, duke preferuar që të jetë këtu dhe jo në Kumanovë pranë familjes së tij.