Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar mundësinë që kampi Bondsteel në Kosovë të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e vlerësuar këtë iniciativë si pozitive.
Ibishi ka thënë se kjo ide nuk është e re dhe se diskutimet për një bashkëpunim të tillë kanë nisur më herët.
“Kampi Bondsteel është baza më e madhe amerikane e NATO-s. Kjo iniciativë është shumë e mirë dhe ka nisur tash e një kohë. Edhe më herët kishte iniciativa që të bëhej bazë bilaterale”, ka deklaruar Ibishi.
Deklarata e tij vjen pas deklarimit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, të enjten, se Kosova dhe SHBA-ja pritet të nisin së shpejti bisedimet për mundësinë që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme amerikane.
