ShowBizzz

Icardi i mërzitur pas ndarjes nga Wanda Nara, i dërgon mesazh përmes rrjeteve sociale

Wanda Nara thuhet se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me futbollistin e famshëm, Mauro Icardi.

Çifti, që ka pasur një krizë prej kohësh, duket se tashmë kanë përfunduar gjithçka.

Bukuroshja ka bërë shpesh deklarata në lidhje me këtë dhe është përpjekur që ta rregullojë raportin disa herë.

Por, në një të fundit ajo tha: “Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë”.

Ylli i futbollit në ndërkohë duket se po e përjeton rëndë ndarjen nga Wanda, gjersa i ka bërë edhe një dedikim përmes rrjeteve sociale.

Image
Postimi

‘’Deri tek hëna e përtej saj’’, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Icardi ka rënë edhe në depresion për shkak të kësaj.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: Francesca, nëntëvjeçe dhe Isabella, shtatëvjeçe.