ShowBizzz

“Ika nga shtëpia, nuk shoh dot babain me sy”/ Tjetër reagim nga një prej vajzave në videot e Adi Hilës

Blerina Matraku ka reaguar sërish pas publikimit të videove private ku ajo shfaqet me kompozitorin Adrian Hila. Këtë herë, këngëtarja i është drejtuar ashpër Hilës, ndërsa ka treguar edhe pasojat që situata ka sjellë në jetën e saj dhe në raportin me familjen.

Në reagimin e parë, Matraku mori përgjegjësinë për veprimet e saj dhe i kërkoi ndjesë bashkëshortes dhe vajzave të kompozitorit. Tashmë ajo sjell një tjetër pretendim të rëndësishëm: sipas saj, Hila i kishte thënë se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, Klaudia.

“Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, ‘dinjitetin’, ky është KRIM”, shkruan Matraku.

Më tej, ajo i drejtohet drejtpërdrejt kompozitorit dhe përmend edhe familjen e tij.

“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, për të cilën thoje ‘jam i divorcuar’, lotët e vajzave të tua”, shkruan ajo.

Një tjetër pikë që Matraku kërkon të sqarojë lidhet me raportin e saj profesional me Hilën. Këngëtarja mohon që projektet muzikore t’i jenë ofruar në këmbim të marrëdhënies mes tyre dhe pretendon se ka paguar për çdo këngë dhe projekt.

“Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt”, shprehet ajo.

Matraku tregon se për të përballuar jetesën i është dashur të punojë paralelisht në disa vende pune, nga shërbimi ndaj klientit te përkthimet, ndërsa thotë se situata e krijuar tashmë po prek drejtpërdrejt edhe mundësinë e saj për të vazhduar karrierën.

“Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt”, shkruan këngëtarja, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

Në fund, Matraku kërkon kohë përpara se të ndërmarrë hapat e mëtejshëm ligjorë.

“Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjike”, përfundon ajo.

Të Ngjashme