Aktorja e madhe e humorit Zyliha Miloti, me gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje feston sot ditëlindjen e 78.
Aktorja e mirënjohur ka rrëmbyer zemrat dhe duartrokitjet e spektatorëve në mbarë Shqipërinë. Një urim i veçantë nga skena ku u rrit përgjatë gjithë jetës, si ajo e Teatrit “Migjeni” nuk mund të mungonte: “Sot, Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” ka ditëlindjen. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!…”
Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, Zyliha Miloti u shfaq për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo nisi rrugëtimin e saj artistik në moshën 20 vjeçare pranë teatrit “Migjeni”.
Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.
Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Nje histori e thjeshtë” të Edmond Mehillit, në teatrin ”Migjeni ”, me të cilin fitoi çmimin si ”Aktorja më e mirë ”në Festivalin e aktrimit ”Apollon 2006”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb