Lajme

IKSHPK alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

Instituti Kombëtari i Shëndetit Publik të Kosovës ka dal me disa rekomandime pas ndotjes së ajrit që është duke ndodhur ditëve të fundit nga termoelektrata A dhe B të KEK-ut.

IKSHPK ka thënë se ka përcjell me vëmendje shkarkimet e ndotësve nga termoelektranat A dhe B, ku ditëve të fundit është parë një ndotje enorme nga tymtarët e Obiliqit.

Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, propozon:

  1. Masat afatshkurtra (urgjente) për përmirësimin e menjëhershëm të situatës:1 .Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga KEK-u.
    1. Monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve (kontrolli i rregullt teknik dhe sanksione nese nuk punojnë).
    2. Inspektime të shpeshta nga inspektorët e mjedisit dhe gjoba të larta për tejkalim të normave.
    3. Instalimi i teknologjive për desulfurizim dhe përdorimi i sistemeve për reduktimin e NOx.
    4. Modernizimi i pajisjeve ekzistuese.
    5. Masat për mbrojtjen e shëndetit publik:
    6. Krijimi i një sistemi të integruar të informatave në situata emergjente.
    7. Promovimi i rëndësisë së cilësisë se ajrit si përcaktues i shëndetit dhe mirëqenjes së popullatës.
    8. Monitorimi dhe raportimi i rregullt i cilësisë së ajrit.
    9. Ngritja e zonave gjelbruese në mes të zonës industriale dhe asaj të banimit.
    10. Vendosja e standardeve për emetimet industrial.
    11. Zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit“Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës paralajmërojnë dhe alarmojnë se po qese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese”, thuhet nga IKSHPK./teve1.info/

Të Ngjashme