
Ilda Gjoni, u nda nga kjo jetë në moshën më të bukur të saj. Nëna e dy vajzave, njëra prej të cilave aktorja Anna Lika dhe një djali, ka marrë vëmendjen jo vetëm të medias rozë, por gjithë opinionit publik.
Trupi i Ilda Gjonit pritet të vijë nga jashtë dhe miqtë shokët e dashamirësit ti kryejnë respektin ndërkohë që familja akoma nuk ka reaguar.
Në rrjet, miqtë dhe dashamirësit e të ndjerës nuk i kanë kursyer statuset, fotot dhe gjithë mesazhet trishtuese për humbjen e saj e për ti qëndruar pranë familjes Gjoni në këtë moment tragjik.
Ilda Gjoni, u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.

Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.
Sipas rrëfimit të miqve, përveçse nuk e pranonte që ishte sëmurë, Ilda filloi të kujdesej për ushqimin dhe trajtimin e vetes, por pa lënë pas dore daljet me miqtë e shokët e duke mos e pranuar ekzistencën e sëmundjes. E jetoi jetën siç gjithmonë e kishte jetuar, mes të dashurve të vet. Në çdo moment. Derisa dhimbjet ia bënë të pamundur për tu futur në regjim intensiv kurimi. E prej këtej, Ilda nuk ia doli dot.
Stafi i Newsbomb.al shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve që duket se në jetë, Ilda i ka pasur të shumtë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb