Lajme

Ilir Meta mbërrin në Skrapar për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait, shoqërohet nga Policia

Kreu i Partisë së Lirisë, ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta, është larguar sot nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta, i cili vdiq dje në moshën 83-vjeçare.
Siç raporton Top Channel, Meta ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore, transmeton Klankosova.tv

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta. /Klankosova.t

Të Ngjashme