Lajme

Ilir Meta regjistron kandidatin e Berishës për bashkinë e Kukësit

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Kukësit regjistrohet nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet që do të zhvillohet për kryetarin në këtë bashki. Emri Vata është regjistruar në të njëjtën skemë si në procesin e 14 Majit nga Partia e Lirisë.

Vata ish-drejtues në radhët e Policisë së Shtetit në 24 shtator do të konkurrojë përballë prefektit Albert Halilaj që përfaqëson Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës mbahen pas shkarkimit të Safet Gjicit të zgjedhur nga radhët e socialistëve. Ai po hetohet për korrupsion pasiv pas skandalit të një video intime.