Moderatorja e “Fan Club” Enxhi Nasufi dhe dy opinionistët, Ina Kollçaku e Ronaldo Sharka, vendosën të hapnin ndryshe emisionin dje – me një kërcim.
Kjo performancë është postuar edhe në faqen e Instagramit të “Fan Club”, ku Ronaldo Sharka ka “kërkuar” notën e Ilir Shaqirit, duke na rikujtuar kështu edhe një herë pjesëmarrjen e tyre në DWTS.
Mirëpo, nuk mungoi komenti i Ilirit, i cili u duk paksa ironizues për opinionisten Ina Kollçaku, me të cilën ka pasur vazhdimisht debate gjatë spektaklit të kërcimit.
“Për pastrimin e skenës apo kërcimin?” – ka qenë komenti i Ilirit, referuar faktit që Ina u shtri në skenë – koment ky që Ronaldo Sharka e postoi në Instastory duke “nxitur” përgjigjen e Ina Kollçakut, e cila nuk nguroi aspak të përgjigjej me po të “njëjtën monedhë”.
“E ka kuptuar kryetari ku është audienca! Është i zgjuar për këto! Plus vjet kishte një eksperiencë pa klikime! Është dhe stres post traumatik!” – shkruan Ina për Ilirin.
lokimagazine