Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra,” Ilnisa Agolli ndau për herë të parë lajmin se ajo dhe partneri i saj, Meriton Mjekiqi, po planifikojnë realizimin e një filmi së bashku.
E pyetur nga Einxhel Shkira për detaje rreth projektit, Ilnisa sqaroi se audicionet për këtë film nuk janë hapur ende.
Gjithsesi, duke bërë shaka, ajo shtoi se personi i parë që do të shfaqet – madje dhe ta fitoi audicionin është Egla Ceno:
- “Nuk janë hapur akoma audicionet, por Egla do të jetë e para,” tha ajo me humor.
Einxhel pyet Eglën: “Egla, do të pranosh?”
Egla: “Unë jam profesioniste.”
Përfundimisht, Ilnisa konfirmoi planet për projektin, duke e bërë të qartë që ideja për këtë film është serioze dhe e vërtetë, madje se ajo është inspiruar nga koha që ajo ka kaluar në “Dhomën e Bardhë”.
lokimagazine