Meritoni dhe Roza janë përfshirë në një debat të fortë me njëri-tjetrin gjatë publicitetit mbrëmjen e djeshme.
Ka qenë Roza e cila ka bërë fajtor Meritonin për largimin e çdo ish-banori kosovar të shtëpisë si dhe i doli kundër Vesës.
Ai këtë e ka marrë si kompliment, duke thënë se di të bëjë lojë.
Pasi debati vazhdoi dhe pas shkëputjes publicitare, një reagim ka ardhur nga partnerja e Meritonit, ish-banorja e ‘BBV3’, Ilnisa Agolli e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit shprehet:
“Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë. Forca Meritoni im, jam me ty”
lokimagazine