Ilnisa Agolli u rrëzua aksidentalisht sot në Big Brother VIP Albania 3 teksa i drejtohej tryezës së ngrënies në kuzhinë, ku ndodhej edhe partneri i saj, Meriton Mjekici. Banorja rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin. Moderatori e pyeti nëse është mirë, e filloi të qeshë me të madhe.
“Më more mësysh”, i tha gazetarja. Dy konkurrentët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke shijuar romancën që nga spektakli i mbrëmshëm. “Vëllai i Madh” ua hoqi dënimin që i kërkonte të ruanin distancën dhe të mos shkëmbenin puthje e përqafime.
Banori i fundit që u largua nga Big Brother është Ledjona Xheladinaj.
bal