Lajme

Incidenti me flamurin serb, reagon e prekur nëna e Rita Orës: Më ke bo nervoz…

Vera Ora, nëna e Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamurin serb në koncertin e këngëtares në Hungari.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo i kërkon ndjesë të bijës që i ka bëritur, duke nënkuptuar që edhe vetë Vera Ora nuk është ndjerë aspak mirë nga kjo situatë.

“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, shkuan ajo në instastory.

Edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka reaguar pas videos virale, ku shihej në skenë në Hungari duke mbajtur në duar flamurin serb. Ajo u shpreh se flamurin ia ka dhënë një fans dhe për shkak të ndriçmit nuk e ka parë se kujt shtet i përkiste flamuri.

Këngëtarja ka thënë se ka vënë re se flamuri ishte i Serbisë kur ka dalë nga skena, teksa ka shtuar se është krenare që është shqiptare e Kosovës.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez.

Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, tha ajo.