Lajme

Inez Hajrulla me “këmishë” – Parandolohen edhe dy atentate ndaj tij

Në më pak se 48 orë Policia e Vlorës parandalon dy atentate. Replika mëson se edhe atentati me mina i parandaluar sot do të bëhej sërish ndaj Ines Hajrullës. I pari i arrestuar ishte Amarildo Nikolli (Xhanej) i dyshuar si vrasës me pagesë. Ai u kap gati teksa priste të vriste Hajrullën në lagjen e këtij të fundit.

Ai u kap me psitoletë me fishek maska e dorezë teksa survejonte në lagjen ku banon Hajrulla. Ndërsa paraditen e kësaj të enjte janë sekuestruar mina me telekomandë gati për tu vendosur objektivit dhe për të kryer vrasje në distancë. Si bilanc i këtyre dy aksioneve, Ministri i Brendshëm Tulant Balla do të ketë pas pak një takim me policin vendore në Vlorë.

Njoftimi Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 2”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhai dhe nipi), të cilët i kishin fshehur minat, në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin.

2 ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një shtetas që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç, në çantë.

Në vijim të punës intensive të Policisë së Vlorës, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë publike, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Knock Out 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Minat e gjetur në kroskotin e veturës drejtuar nga Fatjon dhe Ergys Gjonaj
F. Gj., 33 vjeç, banues në Burrel dhe E. Gj., 19 vjeç, banues në Laç (xhaxhai dhe nipi). Në kuadër të operacionit policor “Knock out 2”, u arrestuan shtetasit Fatjon Gjonaj dhe Ergys Gjonaj.

Shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Vlorës, ndaluan automjetin me të cilin lëviznin 2 të arrestuarit. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e këtyre 2 shtetasve, si dhe për kapjen e 2 subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.