Shëndetësi

Instituti i Shëndetit: Për personat e goditur nga vapa, telefononi 127 dhe mos i jepni lëngje!

Instituti i Shëndetit Publik dha këshilla sërish sot për të përballuar vapën e madhe dhe rreziqet e saj.

Sipas ISHP, “nëse dikush shfaq shenja të goditjes nga nxehtësia, telefononi menjëherë 127.

Ndërsa prisni që të vijë ndihma, zhvendoseni personin në një zonë të freskët, ndihmojeni të freskohet me peshqir të lagur ose me një banjë të freskët dhe mos i jepni lëngje.”

Këshilla e fundit “mos i jepni lëngje” theksohet me forcë nga ISHP.

Image