83 masa sigurie janë ekzekutuar nga finalizimi i një operacioni të përbashkët të Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.
Operacioni ndërkombëtar është shtrirë në disa vende të BE, në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë dhe ka filluar prej vitit 2019.
Urdhër-arrestet dhe sekuestrimi i pasurive është lëshuar nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences me kërkesë të DDA.
Mediat italianë kanë shkruar se mëngjesin e sotëm, e hënë 5 shkurt karabinerët kryen ekzekutime të urdhër-arresteve në të gjith territorin kombëtar dhe me mbështetjen e forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Masat paraprake janë urdhërr arreste si dhe sekuestrim i pasurive të personave të cilët kanë qenë nën hetim. Operacioni çmonton një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri.
Hetimi kishte të bënte edhe me zinxhirin e furnizimit me pakicë të të njëjtave substanca në rrethin e Firences.
Pjesë e mbledhjes ku po raportohetn detajet e megaoperacionit të shtrirë në disa vende të BE është dhe Prokurori i SPAK Vladimir Mara i cili ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer me EUROJUST dhe Interpol.
Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.
“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.
Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit
Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, – tha prokurori Vladimir Mara.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo