Këngëtari i mirënjohur Argjend Lloga sapo ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me këngëtaren Blertën dhe Genti Lako. Një këngë shumë e bukur, për të cilën artistwt kanë punuar shumë. Në një intervistë për revistën Bordo këngëtari ndan më shumë detaje në lidhje me këtë projekt të ri muzikor.
“Thashetheme” është kënga juaj me e re në bashkëpunim me Blertën dhe Genti Lakon; Mund të na tregoni më shumë në lidhje me realizimin e këtij projekti të ri, nga ideja fillestare dhe deri në kopsitjen e gjithçkaje.
Këtë këngë ma ka treguar si demo kompozitori Genti Lako që herët, pastaj u bëmë bashkë që pamë se si duhet dhe kë element duhet të trajtonim. Kjo këngë duet dukej realizuar me një artist tjetër, për ta realizuar sa më mirë. Atëherë na erdhi si ide që të ftonim artisten nga Tirana Blerta R., që ishte shumë e përshtatshme për këtë këngë.
Rëndësi të madhe në një këngë të re padyshim ka edhe videoklipi. Ku është realizuar dhe a shkoi çdo gjë sipas pritshmërive?
Mendoj ai që ka venë logon në videoklip është super i kënaqur, na ka nderuar dhe ne. Është super punë dhe videoklipi është ultra, është punuar me profesionalizëm.
Duket se këngët që mbajnë vulën e Argjend Llogës dhe Genti Lakos suksesi është i garantuar; ju vetë çfarë mendoni për këtë përshtypje që është krijuar në publik?
Mendoj që kjo pjesa e përshtypjes së këngës i takon publikut. Shpresoj që këtë duet ta pëlqejnë se ne për ta jemi duke krijuar vepra të bukura vite me radhë.
Në realizmin e një këngë të re, në cilën prej etapave të procesit të punës hasni më shumë vështirësi? Dhe kë do cilësonit si pikën tuaj të fortë?
Ne jemi artistë kemi shpirtin e artistit, kemi shkarkim emocionesh e nuk njohim shumë pika të forta, por na ka dalë nga shpirti kënga. Pika jonë më e fortë është që kemi realizuar një kryevepër.
Duket se këngët që mbajnë vulën e Argjend Llogës dhe Genti Lakos suksesi është i garantuar; ju vetë çfarë mendoni për këtë përshtypje që është krijuar në publik?
Aktualisht mbrëmjet live po i mbaj në restorant Cakor Bronx Ny! Sigurisht që kam dhe mbrëmje të tjera si në Amerikë, në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Nuk është se po bëj plane për të ardhmen por kur lind ndonjë ide për të realizuar ndonjë këngë me bashkëpunëtoret e mi, nuk ndaloj por vazhdoj sa të mundem, pasi kënga më jep shpirt, më bën të ndihem shumë i lumtur dhe i realizuar kur le vepra për publikun dhe brezat e ardhshëm.
Performancat me vëllanë Flori Lloga kanë qenë të panumërta. Cili është momenti më i veçantë që keni patur me të në skenë?
Sigurisht me vëllanë Florin kemi patur shumë performanca në skenë, por ajo më e veçanta ka qenë në Tiranë aty ku gjithmonë na kanë vlerësuar si artista në Pallatin e Kongreseve te “Mikrofoni i art” ku jemi vlerësuar me çmimin, si diskografia më e mirë e atij viti.
bal