Lajme

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, i ka paralajmëruar SHBA-të se do të “paguajnë çmimin” nëse nuk i përmbahen një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve.

“Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, shkroi ai në X.

The era of one-sided deals is OVER. We told you: keep your word or pay the price. Reality is knocking. pic.twitter.com/B97ogCYGaj

— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) July 12, 2026Kjo vjen pasi përshkallëzimi i fundit midis Iranit dhe SHBA-së hodhi dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar me qëllim përfundimin e luftës.

Një seri sulmesh midis SHBA-së dhe Iranit gjatë disa ditëve të fundit e shtynë presidentin Donald Trump të deklaronte fundin e një armëpushimi që synonte të ndalonte luftimet.

Përshkallëzimi pasoi disa sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/

Të Ngjashme