Irani ka nisur vlerësimet për dëmet e shkaktuara nga lufta si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i bërë reparacionet një pjesë të negociatave.
Sipas BBC, zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, tha se një vlerësim paraprak dhe shumë i përafërt e shkon deri në shifrën në rreth 270 miliardë dollarë deri më tani, por kjo mund të ndryshojë, transmeton Klankosova.tv.
Ajo shton se zyrtarët iranianë po vazhdojnë të bëjnë vlerësime, të cilat, sipas saj, përfshijnë shqyrtimin e dëmeve në ndërtesa dhe humbjet e të ardhurave nga pezullimi i industrisë, sipas Tasnim.
Sipas saj reparacionet ishin një nga çështjet e ngritura në bisedimet me ShBA-në gjatë fundjavës, sipas një raporti të komenteve të saj nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Zëvendëspresidenti i SjBA-së, JD Vance, kishte thënë më parë se kishte pasur “biseda substanciale” gjatë negociatave në Pakistan, por nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.
