Lajme

Ironia e Blerim Velës: Musliu e Vuçiç, bëni testin e ADN-së

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani është përfshirë në një debat që ka shpërthyer së fundmi ku aludohet se Fahri Musliu është babai i Aleksander Vuçiçit.

Ky i fundit ta hedhur një video me të atin në rrjetet sociale, teksa Vela “e këshillon” që të bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së bashkë me Fahri Musliun.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.

Fahri Musliu, një gazetar shqiptar i cili kishte një mandat të gjatë në Radio Televizionin e Serbisë, u gjend në qendër të një diskursi të diskutueshëm kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përmendi atë në një intervistë televizive. Vuçiç hodhi poshtë pretendimet, duke pohuar se babai i tij ishte Angjelko Vuçiç, jo Fahri Musliu siç kishin sugjeruar disa.

E gjithë kjo insinuatë ka nisur për faktin se edhe nëna e presidentit serb ka punuar në Radio Televizionin e Serbisë, në kohën kur atje ka punuar dhe Fahri Musliu.

“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më lindi ashtu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahrudin Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë presidenti serb.

Ndërkohë, gazetari shqiptar ka zgjedhur të mos përfshihet në këtë vorbull politiko-mediatike të Beogradit, duke u thënë mediave se nuk dëshironte të komentonte asnjë deklaratë, si mënyrë për theksuar përkushtimin e tij ndaj etikës profesionale.