ShowBizzz

Ironisë së Mozzik kundër të dashurit të ri të Loredanës i bashkohet edhe Getinjo

Loredana  ka disa ditë që ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin e Dortmund, gjermanin Karim Adeyemi.

Reperja e njohur publikoi një album fotosh së bashku duke befasuar fansat e saj dhe fanatikët e lidhjes së saj me Mozzik.

Lajmi bëri bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare, teksa nuk mungoi një reagim edhe nga ana e Mozzik.

Ditën e sotme ai ka postuar foto ku shfaqet me bluzën e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin kampion në minutat e fundit të kampionatit.

I shpejtë ka qenë komenti i Getinjos, i cili po ashtu iu bashkua ironisë për të dashurin e ri të Loredanës, tek komentoi se ka për t’a futur Mozzik të luajë me skuadrën e Bayern.

‘‘Kurr se la pa e ndreq punen me t’shti n’Bayern me lujt, Maje nmen heheheheh”, ka qenë komenti i Getinjos, në këtë foto.