Lajme

Ish-anëtari i KPA, Ardian Hajdari dënohet me 2 vite shërbim prove

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari ështëe dënuar me dy vite shërbim prove.

Hajdari është shpallur fajtor për fshehje pasurie.

Fillimish ai u dënua me një vit burgim, por gjykata i pezulloidënimin me burg duke e dënuar atë m,e dy vite shërbim prove.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. Të tre këta ish-magjistratë janë shkarkuar nga vettingu. Sipas kallëzuesve, anëtari i KPA-së ka falsifikuar dokumentet me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, u konstatua  se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në vitin 2017, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas Prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Nga verifikimet e kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo