ShowBizzz

Ish-banorët të detyruar të thonë emrin e Eglës si fituese e BBV 3?! (Video)

Një video është bërë virale në rrjet, në të cilën ngrihen dyshime se ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” “detyrohen” që të përmendin emrin e Eglës si fituese, nëse iu drejtohet një pyetje për banorin që mendojnë se do triumfojë.

Një TikToker ka publikuar dy momente të ndryshme të Julia Ilirianit, por që i drejtohet e njëjta pyetje.

Pak minuta para se të hynte në studio, e pyetur se cili nga finalistët largohet e para, ajo përmendi emrin e Eglës.

Mirëpo në studio, disa minuta më vonë, ajo pati tjetër mendim. Pasi iu bë e njëjta pyetje, Julia këtë herë e cilësoi Eglën si fituese të programit.



lokimagazine