ShowBizzz

Ish-banori i “Big Brother VIP” dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë së bashku! Çifti zbulojnë emrin e veçantë që i kanë vendosur vogëlushes

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Endrik Beba dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit vetë këngëtari përmes një postimi në InstaStory.

Çifti sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Dream Beba.

Krahas fotos ku tregon dorën e të porsalindurës, Endriku shkruan: “Vajza e babit sapo erdhi.”

Endriku ka edhe një fëmijë nga lidhja e tij e mëparshme, ku ai nuk ka një marrëdhënie të mirë me partneren pas ndarjes.

Këngëtari bëri bujë me futjen në shtëpinë e “BBV” për shkak të lidhjes që kishte pasur 10 vite më parë me ish-banoren Sara Gjordeni.

Kjo e fundit u lidh në shtëpi me këngëtarin Bardhi Idrizi, ndërsa megjithëse u aludua se do të ketë një përplasje mes ish-çiftit në shtëpi, dyshja kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.