Gjatë qëndrimit në Big Brother, por edhe me postimet në Instagram, këngëtari Blero Muharremi, e ka treguar hapur dashurinë e madhe ndaj partneres së re. Por së fundmi ai ka bërë një deklaratë të papritur.
Me postimin e tij të fundit në Instagram, Blero siç duket tregon se kjo lidhje ka mbaruar.
“Qëndroni single derisa dikush të kompletojë jetën tuaj në një mënyrë që ta bëjë më mirë sa të mos jeni single. Nëse jo, nuk ia vlen”, ka shkruar Blero.
Kujtojmë që Blero ishte banor i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, por vendosi të largohej nga gara.