Rogert Sterkaj ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një publikim ku shfaqen Ledion Liço, Monika Lubonja dhe Eli Fara.
Postimi vjen në një moment kur emrat e Lubonjës dhe Farës janë përfshirë në diskutimet e ditëve të fundit, pas shpërndarjes së videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.
Megjithatë, ajo që bie në sy në publikimin e Rogertit është përfshirja e moderatorit Ledion Liço në të njëjtën fotografi me dy artistet.
Sterkaj nuk është përmbajtur as më herët në deklaratat e tij ndaj Ledionit, të cilin e ka kritikuar publikisht në rrjetet sociale. Për këtë arsye, vendosja e tij në këtë postim ka ngritur pikëpyetje mbi mesazhin që ish-banori i “Big Brother VIP Albania” kërkon të përcjellë.
Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Rogerti ka kritikuar ashpër qëndrimet e personazheve të përfshirë, duke i akuzuar se po përpiqen të normalizojnë pabesinë bashkëshortore në emër të lirisë dhe emancipimit.
“Të tre kanë një gjë të përbashkët: në emër të lirisë dhe emancipimit, po relativizojnë pabesinë bashkëshortore dhe po e paraqesin gruan shqiptare si një figurë të dobët, pa dinjitet e pa parime!”, shkruan ai.

Më tej, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” i është drejtuar drejtpërdrejt Eli Farës, duke kundërshtuar një pjesë të mesazhit të saj publik pas shpërndarjes së videove intime.
“Eli Fara, jo të gjithë shqiptarët e kanë tabu seksin! Por shumë prej nesh e kanë TABU tradhtinë, lidhjet me persona të martuar dhe normalizimin e pabesisë!”, shprehet Sterkaj.
Ai ka theksuar se, sipas tij, liria seksuale nuk duhet të ngatërrohet me tradhtinë bashkëshortore, ndërsa ka pasur një mesazh edhe për Monika Lubonjën.
“Dhe nëse ti e Monika e mbroni publikisht këtë mentalitet, mos prisni që të gjithë t’ju duartrokasin!”, vijon ai.
Në përfundim, Rogerti e ka përmbledhur qëndrimin e tij me fjalët: “EMANCIPIMI NUK ËSHTË JUSTIFIKIM PËR PABESINË!”, duke i cilësuar të turpshme mesazhet që, sipas tij, po përcillen nga personazhe të botës së artit dhe televizionit.
