ShowBizzz

Ish-banorja e “BBV” flet shqip në “Canale 5”, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

Modelja e njohur Gresë Hoti, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Kosova 1” është shfaqur në një nga programet më të ndjekura në Itali.

Ajo është shfaqur në spektaklin “Tu si que vales” në Itali që transmetohet të “Canale 5”. Gresa në paraqitjen e shkurtër është prezantuar si partnere shqiptare teksa edhe ka folur pak shqip.
Më pëlqen me shku në deti’-thotë ajo, ndërsa juria e ngatërron me dialektin italian.
Hoti ka qenë përballë ikonave të ekranit italian si Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli duke ofruar një moment simpatik televiziv.