ShowBizzz

Ish-banorja e BBV: Heidi po luan me ndjenjat e Romeos

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për eksperiencën e saj në Big Brother VIP ishte Vesa Smolica.

Vesa u shpreh se i vjen keq që publiku e ka parë si dikush që donte të ndante Heidin dhe Romeon sepse përkundrazi ajo do që t’i shohë bashkë.

Megjithatë sipas Vesës Heidi po luan me ndjenjat e Romeos.

“Po më sheh publiku sikur jam unë e keqja që doja të ndaja Romeon dhe Heidin. Ndërkohë që aty i kam thënë Romeos që dua t’ju shoh së bashku. Pas kësaj jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë jashtë. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira”, tha Vesa.

Ish-banorja e BBV: Heidi po luan me ndjenjat e Romeos